Eco Fas

Eco Fas

Print PDF
Kova Ecofas

Ecofas është fasadë dekorative akrylike në fraksione të ndryshme 1.5mm, 2.0mm,2,5 mm, 3.0mm Strukturale
dhe FULL.Ecofas mund të gjeni 54 nuanca të ndryshme në latalogun e fasadave ECOFAS.

Veçoritë:

-Është mbështjellës dekorativ akrylik i dedikuar për dekorimin e mureve të jashtme dhe të brendshme,
e në veçanti i dedikuar për nuancim me pigmente pastë dhe me ngjyra për përdorim të jashtëm Ecofasadex.
-Qëndrueshmëri të lartë në kushte klimatike.Por, qëndrushmëria ndaj rrezeve varet nga Ecofasadexi ose
pigment pasta që përdoret për nuancim.
-Për qëndrushmëri ndaj rrezeve UV, prodhuesi rekomandon përdorimin e Ecofas me nuanca të llojllojshme
nga ky katalog.Është shumë e preferuar edhe lyerja e mëpasme me Ecofasadex ose Ecofasadex Special

Kova Ecofas

Mënyra e përdorimit:

-Sipërfaqja që lyhet duhet të jetë e fortë, e rrafshtë, e thatë dhe e pastruar nga pluhuri dhe yndërat.Pastaj, lyhet me Ecogrund F (nëse baza që lyhet është e dobët ose mur i ri, rekomandohet
që më parë të lyhet me Ecotief).
-Pas tharjes së bazës, lyhet me Ecofas.
-Punohet në temperaturë +10 deri në 25 C.
-Sasia e duhur për m2: 3-4 kg.
Afati i përdorimit: 12 muaj
-Të ruhet në temperaturë: +5 deri +25C.